Refuzuan ujin dhe ndihmën mjekësore, rëndohet gjendja e grevistëve të Ballshit

08:29 | 20/02/202008:290

Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e urisë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar.

Në një lidhje direkte për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Valbona Davidhi raporton se që prej ditës së djeshme naftëtarët kanë refuzuar të marrin ujë dhe ndihmë mjekësore dhe kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre.

Naftëtarët tregojnë se kanë problemem me frymëmarrjen si dhe dhimbje koke, për shkak të dehidratimit.

“Këtu kanë ardhur kompani dhe në fund të dço viti ata ndërronin emrat. Kjo lojë ka disa vite. Ikën 2 vjet nuk morrën lekët, sollën një kompani tjetër dhe u katandisëm në këtë gjendje. Puënotorët e kuptuan vonë, heshtja e shtetit deri në këto momente do të thotë që ne jemi të braktisur deri në themel. Uzina e Ballshit duhet të punojë”, shprehet një prej naftërarëve.

Ndërkohë një tjetër thotë se për rastin e tyre deri më tani është interesuar vetëm Prefekti.

“Kemi patur një shkëmbim mesazhi me prefektin. Ne presim reagim në instanca edhe më të larta”, thotë ai. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono