Refuzon të marrë masa, Presidenti i Bjellorusisë: Unë nuk po shoh ndonjë virus që fluturon përreth

schedule22:17 - 29 Mars, 2020

schedule 22:17 - 29 Mars, 2020

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko e ka marrë me të qeshur sugjerimin se vendi i tij duhet të përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Këtë propozim kreu i shtetit e ka argumentuar duke thënë se ai nuk ka parë ndonjë virus “duke fluturuar përreth”.

Teksa ka folur me një gazetar për një ndeshje hokej mbi akull, ai gjithashtu pohoi se turmat në ndeshje ishin të bukura sepse ftohtësia e stadiumit do të parandalonte përhapjen e virusit.

Mirëpo, kjo që thotë Presidenti nuk ka asnjë provë që mund të ndodhë dhe koronavirusi nuk mund të shihet me sy të lirë.

Për dallim nga shumica e Evropës, Bjellorusia nuk ka vendosur asnjë kufizim për aktivitetet sportive.

Nga ana tjetër Presidenti ka një bindje të pazakontë se në vendin e tij nuk ka virus.

“Këtu nuk ka viruse. Ju nuk e keni parë atë të fluturojë përreth. Ky është një frigorifer. Sporti, veçanërisht akulli, ky frigorifer këtu, është kura më e mirë antivirale!”, ka thënë ai, teksa u pyet pse nuk mori masa në ndeshjen sportive në akull. /abcnews.al