Refuzoi rikthimin te Barcelona, Onana shpjegon arsyet

schedule16:41 - 22 Tetor, 2019

schedule 16:41 - 22 Tetor, 2019

Andre Onana shkëlqeu sezonin e kaluar me Ajaksin. Portieri është pjesë e kampionëve të Holandës prej janarit të vitit 2015. Një sezon u aktivizua me ekipin e dytë për t’u bërë pjesë e ekipit të madh një vit më vonë.

Kamerunasi u bë pjesë e fondacionit të Samuel Eto’o dhe në moshën 13-vjeçare u transferua te Barcelona. Klubi katalanas ka dashur ta rikthejë përsëri gjatë verës së kaluar, por Onana nuk refuzoi.

23-vjeçari preferoi të vazhdonte si titullar tek Ajaksi dhe jo të ishte zëvendësuesi i Ter Stegen, ndërsa ka zbuluar këtë prapaskenë në një prononcim për RMC Sport. Për afrikanin shfaqi interesim edhe PSG, por marrëveshja me kampionët e Francës nuk u arrit kurrë.

Barcelona u interesua për mua gjatë verës. Jam rritur në atë klub dhe e cilësoj si shtëpinë time. Ata tentojnë gjithmonë të firmosin më ndonjë prej ish-lojtarëve, por nuk ishte momenti i duhur për t’u rikthyer. Ndoshta nuk do ta kem më një shans të tillë, por nuk ishte koha e duhur për ta bërë diçka të tillë në verë.

Pati edhe një interesim të PSG-së kundrejt meje. Agjenti im bisedoi me klubin francez, por marrëveshja nuk u arrit. Nuk dua të tregoj se çfarë ndodhi, ajo mbetet mes profesionistëve. Është detyra e agjentit tim të menaxhojë situata të tilla“, përfundon Andre Onana. /abcnews.al