Manchester United është një nga klubet më prestigjioze në botë. “Djajtë e Kuq” po vuajnë prej vitesh, por ata mbeten sërish një ndër markat më të preferuara. Në drejtim të familjes Glazers kanë ardhur dy oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Star Sport raporton se pronarët e United kanë refuzuar të dy opsionet. Amerikanët nuk duan të heqin dorë nga klubi i famshëm anglez. Drejtuesit pritet të bëjnë një merkato cilësorë dhe sasiore, pavarësisht kufizimeve që të dhuron janari.
Timo Werner është një ndër të preferuarit. Daily Express raporton se interesimi kundrejt sulmuesit të Leipzig është i madh. Për lojtarin e kombëtares gjermane interesohen edhe Liverpooli e Bayern Munchen.
Gara për shërbimet e tij është e fortë, teksa Leipzig është treguar e qartë: “Harrojeni, Werner nuk lëviz në janar”. /abcnews.al