“Refuzimi i Kosovës abusurd”, mjekët: Shqipëria s’u tregua e politizuar në marrjen e vaksinës

schedule22:04 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 22:04 - 3 Dhjetor, 2021

Mjeku Ilir Tolaj i ftuar në emisionin “Tiranë-Prishtinë ku gabuam?” në Abc me Baton Haxhiun e ka quajtur absurde refuzimin e vaksinave kineze dhe ruse që Shqipëria i ofroi Kosovës. Udhëheqësit sipas tij për të ruajtur autoritetin ishin në gjendje që të cënonin dhe shëndetin publik.

Rasti kur Shqipëria ofroi vaksinat kur në Kosovë nuk kishte as kontratë as mundësi për vaksina refuzimi absurd i Kosovës tregon në mënyrën më të qartë për zemërngurtësinë e njerëzve në politikë dhe shëndetësi në Kosovë. Tregon se njerëzit në pozita udhëheqëse dhe menaxheriale janë të prirur që për të ruajtur autoritetin e tyre në një vend si ministria, janë në gjendje që ta cënojnë dhe shëndetin individual dhe publik vetëm të mos dalë që nuk ishin të aftë së siguronin vaksina dhe ta marrin nga një vend tjetër.

Ajo ofertë bëhej nga Shqipëria dhe jo nga Serbia, kina apo një vend tjetër. Ai tregoi se sa larg janë Shqipëria në bashkëpunim edhe në tematika siç është pandemia. U tha se nuk marrim  vaksina nga vende që se kanë njohur Kosovën, ky ishte një politizim i skajshëm edhe kur bëhet fjalë për shëndetin. Kosova dhe Tirana vazhdojnë si dy vende tërësisht të ndara”, tha ai.

Nga ana tjetër sipas mjekut Pirro Prifti Shqipëria bëri të kundërtën, duke u treguar më e hapur dhe jo e politizuar sa i përket vaksinave. Sipas tij këtë e tregoi me praninim e vaksinave ruse dhe kineze.

Në Shqipëri është menaxhuar më mirë pandemia. Që kur u vendosën masat sipas urdhëresat të OBSH Shqipëria e ka menaxhuar mirë, Shqipëria u tregua shumë e hapur dhe jo e politizuar në marrjen e vaksinës. Madje mori dhe kineze e ruse. Unë kam bërë vaksinën ruse, gruaja ime atë kineze. Politika kosovare u tregua e ngurtë se para shëndetit s’duhet të ishin vënë gjëra të tjera”, shtoi Prifti. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!