Reforma Zgjedhore, përfundon takimi i trojkës së ambasadorëve

schedule12:02 - 4 Qershor, 2020

schedule 12:02 - 4 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i nisur në orën 11:00 mes trojkës së ambasadorëve të BE-së, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe i OSBE-së.

Takimi u thirr nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca dhe u zhvillua në zyrën e tij.

Siç raporton gazetarja Erneta Shevroja për ABC News, ambasadori Borchardt ka dalë nga takimi i organizuar prej Luigi Sorecës.

Ambasadorët nuk kanë dhënë asnjë prononcim për median në përfundim të këtij takimi konsultativ.

Zhvillimet vinë pas negociatave maratonë për reformën zgjedhore që ende nuk janë finalizuar me një marrëveshje.

Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përgëzoi mazhorancën  dhe tha se ka ardhur koha për opozitën dhe Lulzim Bashën që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë./abcnews.al