Reforma zgjedhore, Kaso: Duhet bashkëpunim politik, ndërkombëtarët do i vënë vulën

schedule19:59 - 26 Shtator, 2019

schedule 19:59 - 26 Shtator, 2019

“Reforma e vërtetë zgjedhore kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe certifikimin e  faktorit ndërkombëtar, që t’i vërë vulën një produkti, që duhet të jetë në lartësinë e pritshmërive të Shqipërisë”.Është ky qëndrimi i palëkundur i opozitës sa i takon reformës zgjedhore, i shprehur edhe në studion e Mbrëmje në ABC Neës të Mirela Milorit nga sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso.

Kaso theksoi se në tryezën e djeshme të organizuar nga OSBE, u dëgjuan me seriozitet propozimet e opozitës dhe një pikënisje e mirë për diskutime serioze për reformën zgjedhore si kusht për çeljen negociatave, ndërsa mbeten në pritje të reagimeve.

“Tryeza synonte të adresonte disa problematika të vërteta dhe kësaj ftese nuk kishte si të mos i përgjigjeshim pozitivisht dhe ka qenë një rol aktiv për të zgjidhur problematikën e zgjedhjeve në Shqipëri.

Qëndrimi ynë u përcaktua qartë, u dëgjua me seriozitet. Ngelemi në pritje të reagimeve , qëndrimet otna ishin të studiura dhe u qëndrojmë plotësisht. Që në përfundim të tryezës kam vërejtur që qëndrimet tona i kanë konsideruar si pikënisje e mirë për diskutime serioze për një reformë që po bëhet e domosdoshme për hapjen e negociatave”.

Sipas Kasos, propozimet kërkojnë vullnet politik për të përmbushur një sërë detyrimesh që i përkasin qevrisë.

“Jo domosdoshmërisht kërkojnë adresim nga qeveria, por vullnet politik për të përmbsushur një sërë detyrimesh që i përkasin qeverisë që deri më sot nuk janë kryer.

Detyrime për listën e  zgjedhësve, karta e identitetit, detyrime që lidhen me rolin policisë në zgjedhje.

Reforma e vërtetë zgjedhore kërkon bashkëpunimin e të gjitha forcave politike dhe certifikimin faktorit ndërkombëtar që ti vërë vulën një produkti që duhet të jetë në lartësinë e pritshmërive të Shqipërisë”.

Tryeza e djeshme synonte të dëgjonte të gjitha palët, t’i ulte dhe t’i dëgjonte. Tryeza e cila do të zbërthejë qëndrimet e palëve duhet të jetë një tryezë e ndryshme nga çka presupozohet të jetë i ndryshëm nga ai i komisionit të reformës zgjedhore. Ne kemi propozuar një mekanizëm”.

Duke konsideruar jolegjitim parlamentin dhe komisionin e reformës zgjedhore, Kaso thotë se në kushtet kur parlamenti është monopartiak dhe ka asnjë përfaqësues të opozitës së bashkuar, opozita propozon një forum që të drejtohet nga ndërkomëbtarët për reformën.

“Instrumenti i vetëm ekzistues është komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore që ne vazhdojmë ta konsiderojmë jolegjitim, se parlamenti nuk është legjitim se ka dalë nga vota e blera nga krimi i organizuar, legjitimiteti i parlamentit dhe nënprodukteve të tij është në pikëpyetje serioze, dhe nga ana tjetër ky komision dominohet vetëm nga një forcë politke. Në përbërje të tij nuk ka asnjë përfaqësues të opozitës së bashkuar. Shqipëria sot ka vetë një opozitë dhe kjo është opozita e bashkuar.

Aksioni politik i atij parlamenti është unison nuk ka dallim nga mazhoranca e opozita. Ata janë të gjithë deputetë që votojnë në unison dhe në këtë koncept komisioni i reformës zgjedhore është i dominuar nga deputetë të parlamentit monopartiak dhe propozimi ynë është të ngremë forum që të drejtohet nga ndërkombëtarë pasi ata janë të vetmit që gëzojnë respektin, kanë ekspertizën dhe do i vënë vulën”.

Kaso u shpreh optimist për një zgjidhje të ngjashme për sa kohë ka angazhim politik mes palëve.

“Unë jam shpresplotë që një zgjidhje në një format të ngjashëm do jetë e pranueshme për sa kohë ka angazhim politik mes palëve. Do jetë një garanci edhe për palët, secila palë do mbajë përgjegjësitë e veta. Më duket propozim zgjidhës”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!