Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Nëse ndryshojmë sistemin shpërbëhet Kushtetuta

schedule13:04 - 21 Maj, 2020

schedule 13:04 - 21 Maj, 2020

Damian Gjiknuri bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore në seancën plenare në Kuvend u shpreh se reforma ka qasje të ndryshme. Gjiknuri theksoi se reforma duhet të gjejë një dakordësi edhe nga pala që është edhe jashtë parlamentit.

Për Gjiknurin, ndryshimi i sistemit do të sjellë edhe ndryshim të Kushtetutës dhe sipas tij vendi nuk është i përgatitur për këtë. Ndërkohë ai theksoi se nëse palet nuk arrijnë një konsensus atëherë të drejtohen tek ODIHR për të gjetur konsensus.

“Marr shkas nga raportimi i KQZ për të prekur një temë që është kthyer në qendër të politikës, Reforma Zgjedhore. Ka qasje të ndryshme bagazhi pozitiv dhe negativ shkarkohet aty. Edhe njerëzit e shohin se e keqja mund të vijë nga zgjedhjet apo sistemi.

Zgjedhjet nuk kanë qenë tek problemi i sistemit, por ka qenë nga mospranimi i rezultatit. Jo se ka qenë ligj i keq, por sepse humbësi nuk pranon rezultatin dhe mallkonin sistemin.

Si kemi ecur deri tani?

Ne bëmë një gjë atipike që këtu edhe dikush e ngre, që përfshinë opozitën joparlamantare në tryezë, jo se na i kërkuan ndërkombëtarët, por sepse edhe ata përfaqësojnë një elektoral politik. Përfshirja e PD dhe aleatëve ishte dhe është e domosdoshme. Por brenda disa limiteve.
Reformat nuk bëhen me letërkëmbime, sikur ka 5 drafte aty dhe ne duhet t’i hamë. Ne kemi funksionuar me grupe teknike.

Nëse nuk biem dakord ne kemi arbitër. Marrëveshja ishte e zeza mbi të bardhë, se kur palët nuk bien dakord për një çështje atëhere duhet të drejtohen tek ODIHR për të gjetur konsensus.

Kemi rënë dakord për të shkurtuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve për t’i dhënë kohë sezonit turistik. Si do bëhet Reforma pa dialog, kur dalin me megafon. S’jam dakord me deklaratat e forta që jo nuk biem dakord me këtët etj. Në fund të fundit qeveria bën gabime, opozita bën gabime. Por si fitohet pushteti, me zgjedhje. Kjo është e vetmja mënyrë. Zgjidhja vjen vetëm prej Reformës Zgjedhore.

Po të hapim sistemin zgjedhor në atë mënyrë që po kërkohet atëhere do shpërbëhet Kushtetuta. Nëse hapim lojën e sistemit, se nuk po them që nuk është momenti, por do shpërbënim Kushtetutën. Po u prek ajo lojë, do preken të gjitha raportet e elektoratit dhe institucioneve”, tha Gjiknuri.

Më tej ai theksoi se sistemi nuk është listë dëshirash, por janë themelet e Republikës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!