Sekretari për reformën zgjedhore në PD, Rezart Kthupi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC foli për Reformën Zgjedhore.
Ai u shpreh se kjo reformë është me rëndësi për dy partitë politike, ndërsa shtoi se kjo është përgjegjësia i përket mazhorancës., dhe se shkaku për mosrealizimin e saj nuk mund të kërkohet tek opozita.
“Ne sot kemi një qëndrim të konsoliduar në lidhje me çfarë kërkojmë në të bëjmë për Reformën Zgjedhore. Nga reforma zgjedhore duhet të përfitojnë dy partitë. Komisioni i reformës zgjedhore nuk e miraton ka efekt diskutues në lidhje me atë që do të ketë ndryshime. Sistemi ynë zgjedhor është i ndërtuar mbi partitë politike. Drafti mund të miratohet edhe me vullnetin e partive politike. Përgjegjësinë në lidhje me reformën zgjedhore e ka ai që ka numrin më të madh të votave, nuk mund të na kërkohen ne shkaku përse nuk kalohet reforma zgjedhore. Mazhoranca po bën atë që e shohim të gjithë. Reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme dhe duhet të zgjidhen problemet që kemi me votimet dhe në këtë mënyrë mund të kemi edhe qeverisje më të mirë. Nëse duam të ndërtojmë një shtet që ka ligje të mira, ato nuk mund të jenë në interes të partive, por në interes të qytetarëve. Nuk ka kushte mohuese. Nëse duam një sistem demokratik, dakordësia e palëve duhet të arrihet mbi interesin e përgjithshëm”, u shpreh ai.
Federata e opozitës?
Rezart Kthupi: Vota maksimizohet duke pasur një program dhe duke prodhuar frymë. Ky diskutimi që të mblidhemi të gjithë bashkë për të rrëzuar Ramës dhe të mos dinë se çfarë do të bëjnë pas rrëzimit, nuk bën sens. Në po përgatitemi që nga data 31 mars e në vijim ta konsiderojmë veten në fushatë elektorale. PD është në fushatë të plotë, sa i përket Federatës së opozitës, ftojmë këdo të rikthehet në PD, të gjithë ata që kanë ikur, parimi që duhet të plotësojnë janë mbështetja e drejtësisë, e dyta aleanca jonë me SHBA, s’mund të kemi dy qëndrime dhe e treta janë reformat shumë të rëndësishme për t’u bërë”, ka thënë ai.
/abcnews.al/