Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme në selinë blu një konferencë lidhur me Reformën Territoriale.
Ivi Kaso tha se janë ngritur grupe pune nga PD për Territorialen si dhe Reformën Zgjedhore dhe e gjithë situate po monitorohet.
Kaso: Nga njëra anë kemi Komisionin e Reformës Territoriale dhe është e qartë se kur do t’i paraqitet publikut dhe kemi edhe Reformë Zgjedhore që është në stanjacion. S’mund të ketë reformë territoriale që t’i shërbejë qytetarëve, pa vlerësuar të gjitha aspektet dhe implikimet territoriale Mendimin tonë e kemi shprehur dhe pastaj në fokus të punës vetëm të impaktit elektoral solli edhe dështimin e reformës së fundit pasi nuk u mbajt në fokus shërbimi ndaj qytetarëve dhe qëllimi ishte vetëm përfitimi elektoral i momentit dhe për këtë themi që janë të lidhura dhe logjika e donte që të ecnin me të njëjtën shpejtësi dhe kjo nuk ka ndodhur kështu. Mazhoranca e ka shprehur preferencën e saj për ta prekur Kushtetutën. Nuk duam që rajonet e famshme dhe që janë prioritet i tyre në reformën territorial të shndërrohen në kalin e trojës për të prekur kushtetutën dhe për të vendosur primin çka do të thotë pushtet pa votë. Dhënia në tavolinë e primit, pushtetit pa votë nga zgjedhësit, do të ishte atentati i fundit që do t’i bëhej sistemit. Pranë PD-së është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore dhe po zhvillon takime që opozita të ketë gati propozimet e saj për çfarëdolloj produkti të reformës territoriale./Abcnews.al/