Reforma për pronësinë në bujqësi, Çuçi: Për 8 vite mbyllen përfundimisht çështjet

schedule20:25 - 5 Mars, 2020

schedule 20:25 - 5 Mars, 2020

Gjatë ditës së sotme është miratuar në Kuvend projekt-ligji, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas ministrit të Bujqësisë Bledi Çuçi, ky ligj parashikon një afat kohor prej 8 vitesh për mbylljen përfundimtare të çështjeve të pronësisë së tokës bujqësore.

Me anë të këtij ligji krijohet një bazë ligjore për përfundimin e proceseve kalimtare të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe të pronës private në përgjithësi dhe pronësisë mbi tokën bujqësore veçanërisht.

Sipas ligjit të ri, AMTP e dhëna para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të regjistrohen duke mos iu nënshtruar verifikimit të ligjshmërisë së tyre nga ASHK nëse plotësojnë këto kritere minimale:

  1. Të jetë trajtuar me tokë vetëm në territorin e një kooperative apo ndërmjarrje bujqësore.
  2. Toka për të cilën është lëshuar AMTP nuk është vepër i infrastrukturës publike, rërë, plazh apo sipërfaqe ujore truall.

Edhe nëse AMTP ka probleme ose defekte të formatit të AMTP ato nuk do jenë më pengesë për regjistrimin e tyre, siç kanë qenë deri më tani por do regjistrohen nëse përmbushen kriteren minimale të sipër përmendura.

Për të gjithë ata të cilët kur paraqiten për të regjistruar AMTP rezulton se toka është kthyer në pronë publike pas lëshimit të AMTP dhe nuk është shpërblyer më parë, i lind e drejta e kompensimit sipas legjislacionit në fuqi për shpronësimet dhe marrjes në përdorimit të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik.

Gjithashtu të drejtën e kompensimit e kanë edhe ata që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë për detyrim regjistrimi të AMTP për sipërfaqet të cilat janë kthyer në prona publikë të patjetërsueshme. /abcnews.al/