Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Vettingu duhet të vazhdojë, të ecim pa marrë parasysh pengesat

schedule11:33 - 23 Maj, 2020

schedule 11:33 - 23 Maj, 2020

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka zhvilluar në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit një takim, ku ka diskutuar me anëtarët e KPA procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku ka ritheksuar mbështetjen e plotë e SHBA-ve gjatë vijimësisë së këtij procesi.

Ndërkohë Ambasadorja Kim ka ndarë edhe një mesazh përmes një postimi në twitter ku shkruan:

“Takimi me Komisionerët Publikë në 21 maj. Ata janë të përkushtuar për të siguruar integritetin e vettingut duke apeluar vendime. Le ta mbajmë reformën në drejtësi duke ecur përpara, hap pas hapi!  Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. Mbështes reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat”./abcnews.al