Reforma në drejtësi, SHBA: Po ecën përpara dhe nuk do të ndalet

schedule13:57 - 2 Prill, 2019

schedule 13:57 - 2 Prill, 2019

Sa herë që i jepet mundësia diplomatët më të lartë të ambasadës së shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë shprehin qëndrimet e tyre mbi situatën politike në vend. Kështu bëri edhe zyrtarja amerikane, Leyla Moses-Ones, në aktivitetin e Ministrisë së Brendshme për menaxhimin e çështjes.

KLP do të sjellë së shpejti prokurorët në SPAK, Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion dhe më pas Byronë Kombëtare të Hetimit. Ndihma jonë për KLP së shpejti do të shkojë në Gjykatën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjyqtarët e Departamentit të Drejtësisë në SHBA po këshillojnë prokurorët shqiptarë, të cilët tashmë po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë”, tha ajo.

Por ajo që e nënvizon më shumë është ecuria e reformës në drejtësi.

“SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë si Këshillat dhe si SPAK-u si dhe institucionet ekzistuese që janë të gatshme të luftojnë kundër korrupsionit ose kundër krimit të organizuar. Shkurtazi reforma në drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, theksoi Moses-Ones.

Nga pas i shkon edhe ministri i Brendshëm duke treguar mbështetjen e institucionit që ai drejton.

“Reforma në drejtësi e shumëpritur nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë është tashmë në fazën përfundimtare të saj. Në fazën e finalizimit të një procesi të madh, një përpjekje të madhe kombëtare. Ajo që pritet dhe kërkohet nga të gjithë është që të gjitha institucionet të japin kontributin e vet dhe ky sistem i vjen saktësisht në mënyrë të sinkronizuar në ndihmë këtij procesi për arsye se për një reformë në drejtësi pa një polici funksionale, moderne dhe eficente dhe po ashtu edhe pa një prokurori moderne dhe funksionale nuk mund të bëhet”, tha Lleshaj.

Deklaratat mbi rëndësinë e reformës në drejtësi u bënë në aktivitetin ku u promovua një tjetër bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai i ngritjes së një sistemi modern që krijon tablonë e plotë për gjithçka raportohet në polici. Modernizimi është edhe motoja e vetë ministrit Lleshaj pasi i jep epërsi forcave policore ndaj krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!