Reforma, KED thërret mbledhjen e parë

schedule17:37 - 8 Mars, 2018

schedule 17:37 - 8 Mars, 2018

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një nga organet e reja të ngritura në kuadër të Reformës në Drejtësi, pritet të nisë funksionet e tij në pak ditë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, në cilësinë e kryetarit të KED, vendosi të thërrasë mbledhjen e parë të këtij organi, në datën 19 Mars 2018.

Broci nisi punën për krijimin e kushteve dhe marrjen e masave organizative, për thirrjen e mbledhjes së parë konstitutive të KED, pasi u njoh me shkresën Kuvendit, për zgjedhjen e tij si anëtar i KED./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!