Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Reforma e re Territoriale/ Mazniku argumenton shkurtimin e bashkive: Efiçenca dhe ekonomia, kriteret e reja

schedule13:20 - 31 Korrik, 2026

schedule 13:20 - 31 Korrik, 2026

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Arbian Mazniku, ka prezantuar draftin e ri që parashikon reduktimin e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Gjatë një konference për mediat, ai sqaroi se ky propozim bazohet në një sërë kriteresh kryesore si ngurtësia buxhetore, efiçenca e stafit dhe mbledhja e të ardhurave.

Gjithashtu, në vlerësimin e efikasitetit të bashkive analizohen dendësia e popullsisë, indeksi i shpërndarjes së banorëve dhe performanca ekonomike e çdo zone. Qëllimi i këtyre ndryshimeve është rritja e qëndrueshmërisë financiare dhe përmirësimi i drejtpërdrejtë i shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Elementi i dytë lidhet me ngurtësinë buxhetore, ç’pjesës ka zënë dhe ç’pjesë ka të lirë. Apo bashki si Kavaja 92% e ka të zënë dhe pjesën tjetër e ka ë lirë. Elementi i tretë është efiçenca e stafit, sa punonjës ka një bashki për çdo 1 mijë banorë në territorin e saj.



Janë 17 herë më shumë në aparat dhe 10 herë më shumë se banorët. Elementi tjetër lidhet me grumbullimi. Të gjitha këto lidhen me eficencën e bashkive. Kemi zona me dendësi të mëdha, apo zona që e kanë dendësinë të vogël. Elementi tjetër është totali i dendësisë. Numri i banorëve është i rëndësishëm.

 Elementi tjetër ka të bëjë me indeksin e shpërndarjes së banorëve, sepse kjo na mundëson të mësojmë se si shkon shërbimi te njerëzit. Elementi tjetër është ai i varësisë, ç’pjesë gjeneron ekonomi dhe cila pjesë përfiton nga gjenerimi i ekonomisë. Një element tjetër është elementi i perfomancës ekonomike. Punësimi formal, numri i njerëzve të punësuarve për 1 mijë banorë”, tha Mazniku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!