Reduktimi i përdorimit të rrjeteve sociale, ju shpëton nga vetmia dhe depresioni

schedule11:36 - 23 November, 2019

schedule11:36 - 23 November, 2019

Një studim i kryer nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë, pretendon se është i pari që gjen një lidhje rastësore direkte mes heqjes dorë nga mediat sociale dhe përmirësimit të depresionit dhe vetmisë.

Studimi ka zbuluar se studentët që kufizonin përdorimin e përditshëm të Facebook, Instagram dhe Snapchat në 10 minuta në ditë, kishin përjetuar rënie të ndjeshme të simptomave depresive. Kufizimi i përdorimit të Facebook, Instagram dhe Snapchat, në mënyrë direkte çon në reduktim të vetmisë dhe depresionit sipas studimit të publikuar nga kërkuesit në Universitetin e Pensilvanisë.

Në kuadër të studimit, kërkuesit kanë vëzhguar 143 studentë përgjatë tre javëve. Studentët u ndanë në dy grupe; njëri që vazhdonte të përdorte normalisht mediat sociale, dhe tjetri që ishte i kufizuar të përdorte çdo shërbim social për 10 minuta në ditë. Eksperimenti zbuloi se grupi që kishte përdorur mediat sociale në mënyrë të kufizuar, tregonte rënie të simptomave depresive.

“Moskrahasimi i jetës me të tjerët kishte pasoja shumë më të forta nga sa ishte imagjinuar dhe unë u ndjeva më pozitiv për veten gjatë këtyre javëve”, tha një nga studentët.

“Është ironike, por ndoshta jo e habitshme, që reduktimi i rrjeteve sociale, që duket sikur na ndihmon të lidhemi me të tjerët, në fakt ndihmon njerëzit të ndihen më pak të vetmuar dhe depresivë”, thuhet në studim./abcnews.al