Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Recetat “e gabuara”/ Shkrimi i keq i mjekut ngatërron farmacistin: Përshkrimi i barnave mos bëhet me emrin tregtar

schedule13:33 - 4 Nëntor, 2023

schedule 13:33 - 4 Nëntor, 2023

Receta e lëshuar nga mjeku çon në gabim farmacistin. Kështu i ka ndodhur këtij zotërie në një prej farmacive të Sarandës. Shkak është bërë shkrimi  i pakuptueshëm i barit.

Raste të tilla janë më të rralla, por shpesh  ajo që është shkruar në recetë nuk mjafon. Farmacisti  është i detyruar të kërkojë informacion shtesë nga pacienti.

Shqetësimi ngrihet jo vetëm nga pacientët, por edhe nga farmacistët.  Sipas Presidentes së Urdhërit të Farmacistit Diana Toma kjo vjen jo vetëm nga shkrimi, por dhe nga përshkrimi i barit.



E  para ka të bëjë me kaligrafinë,  në shumë raste të paqartë e të palexueshme ndërsa e dyta me  emrin që shkruhet ilaçi, atë tregtar dhe jo të molekulës.

“Emrat tregtar jo që janë larmi në varësi të firmave të prodhimit, por ndodh që mund ti kesh shumë të ngjashëm, një emër me një emër ndodh me ndryshimin e vetëm një zanore apo bashkëtingëllore në të shkruar,  ti ke vështirësi në të identifikuar dhe mund të kushtosh njërën për tjetrën  mirëpo njëra për tjetrën nuk të çojnë tek e njejta molekulë, por tek molekula të ndryshme e për pasojë në gabime në të mjekuar.  Penalizohet pacienti, por dhe farmacisti  që i dha mjekimin e të tëra këto nga mënyrat e të shkruarit të barit në recetë”

Urdhëri i Farmacistit ka  një kërkesë për  ministrinë e Shëndetësisë.

“E kemi diskutuar dhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Farmacistit që është dhe organi ynë vendimarrës, në mënyrë që ti përsërisnim kërkesën tonë ministres së Shëndetësisë që autoriteti i saj të ndikonte për të shkruar barin me emrin xhenerik pra me molekulën e tij se ëshët formë lehtësisht më evidentueshme se emri tregtarë”

Receta është dokument zyrtar me fuqi ligjore e sipas Urdhërit të Farmacistit duhet të ketë një rregullore për hartimin dhe më pas për përdorimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!