Një anije mallrash me flamur grek, në pronësi të SHBA-së, ka raportuar një sulm me raketa në Gjirin e Adenit dhe ka bërë thirrje për ndihmë ushtarake, sipas firmës britanike të sigurisë detare Ambrey.
Ekuipazhi mbeti i padëmtuar nga incidenti, i cili ndodhi 93 milje në lindje të Adenit në Jemen. Ky incident vjen pasi Houthi-t e Jmeneit thanë se i shkaktuan ‘dëme katastrofike’ një anijeje britanike në Gjirin e Adenit dhe se rrezikonte fundosjen.
Houthi-t kanë nisur sulme të përsëritura me dronë dhe raketa kundër anijeve tregtare në rajon që ata i konsiderojnë të lidhura me Izraelin, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al


