Realizoi eurogol në “play-out”, Vllaznia rinovon me 24-vjeçarin

schedule21:13 - 15 Gusht, 2020

schedule 21:13 - 15 Gusht, 2020

Herald Marku vazhdon bashkëpunimin me Vllazninë. Drejtuesit e klubit shkodran i kanë ofruar një kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit me një tjetër vit, dhe mesfushori ka pranuar duke e firmosur.

24-vjeçari i lindur në Laç, u bë pjesë e kuqebluve korrikun e vitit të kaluar. 38 ndeshje zhvilloi me Vllazninë, teksa shënoi një eurogol në fitoren 3-1 kundër Besëlidhjes në “play-out”, rezultat që mbajti shkodranët në Superiore.

Herald Marku ka nënshkruar pasditen e sotme një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Shtatlarti Marku pritet t’i bashkohet kuqebluve menjëherë në stërvitjen e radhës, duke plotësuar dëshirën e stafit teknik dhe kryetrainerit gjerman Brdariç“, lexohet në njoftimin e Vllaznisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!