“Realiteti në Kosovë, i hidhur”/ Gerxhaliu: Askush nuk do të investojë aty ku nuk ka stabilitet politik

schedule16:17 - 21 Qershor, 2024

schedule 16:17 - 21 Qershor, 2024

Katër shtete ballkanike pa energji, probleme në Shqipëri, Kroaci, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Safet Gerxhaliu, ekspert ekonomie u shpreh Kosova vazhdon të vuajë peshën e masave ndëshkuese.

“Besoj që është koha që ekspertë të fushave të mendojnë seriozisht. Ne jemi shndërruar në shtete të varura nga importi dhe ky është mjerimi më i madh në të cilin jemi katandisur”, tha ai.

Sa i përket situatë në Kosovë dhe investimet, ai tha Kosova ka humbur shumë kohë dhe se nuk ka pasur investime të huaja.

“Ekonomikisht realitet kosovar është shumë më i hidhur, ndryshe nga çfarë reklamohet. Është koha ku duhet të mësojmë nga e kaluara. Kemi humbur shumë kohë dhe kjo ka bërë që të penalizohet qytetarët. Investimet e huaja dëshmojnë një realitet politik që po i mungon Kosovës. Por askush nuk do të investojë aty ku nuk ka stabilitet politik”, tha më tej eksperti i ekonomisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!