Pritja ishte e jashtëzakonshme. Me mijëra tifozë të Realit i dhanë zemër ekipit në rrugën nga Valdebebas në “Bernabeu”, në një atmosferë që të kujtonte “Koloseun” e Romës përpara ndeshjeve të gladiatorëve.
Edhe oshëtima e 80 000 tifozëve në impiantin e famshëm të Madridit ishte e frikshme, skena e duhur për të realizuar një tjetër përmbysje mitike si ato dikur ndaj Interit, Anderlehtit e Mynshengladbahut, apo më vonë kundër Atletikos.
Gjithsesi, yjet e sotëm madrilenë nuk ishin në lartësinë e Santilianës, Galjegos, Huanitos, Valdanos, Hugo Sançezit, apo Ronaldos, Benzemasë e Sergio Ramosit.
Festa u kthye në makth dhe tifozët në “Bernabeu” u ndjenë si në ferr.
Nisën protestat dhe kulmi mbërriti me vërshëllimat ndaj Kilian Mbapesë që doli nga fusha i dëmtuar.
Përfundimi ishte si një ëndërr e keqe, dhe e media e kryeqytetit spanjoll “AS”, komentoi një video ku lojtarët miq u mblodhën së bashku pas suksesit.
Ja diferenca mes dy ekipeve, nënvizoi “AS”.
Sportiviteti nuk mungoi për lojtarëve si Vinisius e Saka, por ky ishte një ngushëllim I vogël për publikun e 15 herë kampionëve të Europës.
Tifozët londinezë u tallën dhe përcollën tifozët rivalë si dhe Realin me këngën e njohur e shpesh polemika, “Bela çao”./abcnews.al