Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real mbetet “i panjollë”/ Madrilenët arrijnë fitoren e 5-të radhazi në kampionatin spanjoll

schedule23:26 - 20 Shtator, 2025

schedule 23:26 - 20 Shtator, 2025

Kanë marrë “superxhiro” siç thuhet në raste të tilla.

Reali I Madridit jo më kot është skuadra më e madhe e Spanjës, e Europës dhe e Botës, dhe kur e sheh veten në formë nuk fal asgjë.

Edhe pse rivaliteti me Barcelonën pritet sërish shumë I fortë, skuadra e trajnerit Shabi Alonso po I bën siç duhet detyrat e shtëpisë.



Suksesi I radhës në La Liga ishte në shtëpi ndaj Espanjolit me shifrat 2-0.

Mbrojtësi brazilian Eder Militao dhe sulmuesi kryesor, Kilian Mbape, shënuan golat, ndërsa madrilenët patën epërsi të madhe.

Kapiteni I Francës është edhe njeriu që meriton Këpucën e Artë të Europës me 62 pikë.

Imagjinoni, që gjuajtjet në kuadratin e portës ishin 5-1, ndërsa zotërimi I topit plot 73 për qind për “merengesit”.

Padyshim që triumfi duhej të kishte qenë shumë më I thellë, por gjithsesi një ekip si Reali luan dy herë në javë, edhe në kampionat, edhe në Champions, ndaj dëshiron të llogarisë sa më mirë forcat.

Me pesë fitore radhazi, kryeqytetasit kanë 15 pikë, duke qenë plot 5 pikë përpara Barcelonës kampione, edhe pse katalanasit kanë një ndeshje më pak që do ta luajnë në mbrëmje vonë të kësaj të diele, si dhe kanë golaverazh më të mirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!