E përditshmja franceze L’Equipe raporton se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë 500 milionë euro në merkaton e verës. Tre objektivat për galaktikët janë Pogba, Hazard dhe Mbappe.
Skuadra e Real Madrid duket se do të trondisë balancat e merkatos verore. E përditshmja franceze L’Equipe raporton se president i madrilenëve Florentino Perez është gati të hapë thesin dhe të investojë plot 500 milionë euro për të sjellë në Santiago Bernabeu lojtarë të kalibrit botëror.
Sipas medias franceze, kreu i klubit iberik preferon Mbappe, Pogba dhe Eden Hazard. Dyshja që luan ne kampionatin anglez e ka shprehur publikisht dëshirën për të luajtur me skuadrën e Real Madrid.
Pak ditë më par Paul Pogba tha se çdo lojtar ëndërron të veshë fanellën e madrilenëve, një deklaratë që e afron kampionin e botës me Francën me skuadrën spanjolle. Emri tjetër po jo më pak i lakuar është Eden Hazard.
28-veçari është një emër i vjetër i dëshirave të Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez. Belgu e ka shprehur publikisht dëshirën për të nënshkruar me madrilenët dhe nuk ka pranuar të rinovoje kontratën me blutë e Londrës. Eden Hazard është një objektiv më se i arritshëm për kampionet e trefishtë radhazi të Europës.
Operacioni më i vështirë pritet të jetë ai i Kylian Mbappe. 19-vjeçari konsiderohet mjaft i rëndësishëm për skuadrën e Paris Saint Germain dhe presidenti Al-Khelaifi nuk kërkon të privohet nga shërbimet e sulmuesit francez.
Ëndrra në Madrid është e madhe për ta parë Mbappe me fanellën e galaktikëve. Pak ditë më parë mediat spanjolle raportuan se Perez ka gati një ofertë prej 280 milionë euro për Mbappe, një shifër që do të thyente çdo rekord transferimesh./abcnews.al