Real, Juve e Barça nuk dorëzohen! Format i ri për Super League, zbulohen detajet

schedule18:37 - 29 Gusht, 2021

schedule 18:37 - 29 Gusht, 2021

Juventusi, Barcelona dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga projekti Super League. Të tre klubet po mendojnë për një format të ri, këtë herë më ngjitje dhe rënie, sikurse ndodh në çdo garë.

Kritikat pas projektit të parë janë reflektuar te plani i ri që këto klube kanë. Der Spiegel shkruan se janë dy skenare që ato po i shqyrtojnë.

Në skenarin e parë tre klube bien nga Super League 1 në Super League 2, ndërkohë që dy ngjiten me merita sportive dhe tjetra me ftesë.

Skenari i dytë është pak a shumë i ngjashëm më Champions League aktual, por vetëm për Super League 2.

17 skuadra do të kualifikoheshin aty përmes ligave kombëtare, ndërkohë që plotësohet me 3 skuadrat e tjera që bien nga Super League 1.

Mes tre klubeve vazhdojnë diskutimet, por problemi është se 9 klubet e tjera që u tërhoqën nga projekti Super League kanë firmosur një deklaratë angazhimi që do u sillte pasoja në aspektin financiar. /abcnews.al