Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real “i fashuar” rrezikon Champions/ Dëmtimet e shumta shqetësojnë madrilenët në këtë sezon

schedule12:17 - 6 Mars, 2026

schedule 12:17 - 6 Mars, 2026

Titulli kampion është bërë një rrugë në ngjitje, por Real Madrid rrezikon shumë edhe në atë që është abitati i tij natyral, Champions League. Që skuadra madrilene ka humbur shkëlqimin, nuk duhet të jesh specialist futbolli për ta kuptuar.

Edhe shkaku kryesor që ka sjellë këtë rënie, sidomos në nisje të gjysmës së dytë të sezonit është i qartë. Ai lidhet me dëmtimet e shumta të lojtarëve më të rëndësishëm, që duhet të ndihmonin skuadrën në nisjen e një cikli të ri.

Behët fjalë për futbollistë si Eder Militao, Jude Bellingham dhe Kylian Mbape. Mbi të gjithë ky i fundit, që derisa të dëmtohej, me golat e tij kishte mbuluar problemet e “los blancos”.



Sulmuesi francez vijon periudhën e rikuperimit, ndërsa rikthimi në fushë vazhdon të jetë i paqartë. Kjo për shkak të shqetësimit në gjurin e majtë, që është kthyer edhe në një çështje në klub dhe ka vendosur në qendër të ktitikave stafin mjekësor.

I njëjti diskutim vlen edhe për Militao dhe Bellingham, që gjithashtu janë në fazën rikuperuese pas dëmtimeve të pësuara.

Listës së gjatë të mungesave te Real i është shtuar edhe Rodrygo, që ka mbyllur përpara kohe sezonin pasi këputi ligametet e gjurit në ndeshjen e fundjavës së shkuar kundër Getafe.

Ky bulletin mjeksor nuk premton asgjë të mirë për trajnerin Alvaro Arbeloa, sidomos në prag të sfidës së vajtjes në 1/8 e Champions League kundër një rivali direkt si Manchester City.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!