Real-City spektakël në çerekfinale, Guardiola: Luajmë me “mbretërit” e kompeticionit

schedule20:16 - 15 Mars, 2024

schedule 20:16 - 15 Mars, 2024

Pas eleminuan me rezultatin e përgjithshëm 6 me 2, danezët e Copenhagen, “Qytetarët” e Manchester City tashmë janë në çerekfinalet e UEFA Champions League, teksa pas shortit të kësaj të premteje mësuan edhe fatin e tyre në këtë kompeticion, me “gjigantët” anglezë, që do të përballen për të tretin vit radhazi, “Galaktikët” e Real Madrid.

Kampionët në fuqi do të përballen me rekordmenët e kompeticionit, teksa të dy klubet janë takuar në gjysmëfinale në dy vitet e fundit, me “Los Blancos”, që fituan në vitin 2022 falë përmbysjes së madhe, nga Rodrygo e Karim Benzema, por City u hakmor për atë eliminim me një fitore 4-0 në “Etihad Stadium” sezonin e kaluar, eleminim që i “dhuroi” edhe titullin e Champions League.

Një koment të shkurtër e ka bërë edhe tekniku i “Qytetarëve”, me spanjollin Pep Guardiola, i cili e ka konsideruar si një “mini traditë”, përballjen me “mbretërit” e kompeiticionit, teksa u shpreh se fjalët janë të pakta, për skuadrën e Real Madrid, me 14 herë fituesit e Kupës, që mund të quhen me plot gojë “padronët” e Evropës.

“Duket si një traditë e vogël, tre vjet me radhë luajmë me “mbretërit” e kompeticionit. Shpresojmë se mund të arrijmë në një moment të mirë, por ka ende disa javë para ndeshjes së parë në Madrid. Nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë është Real Madridid në këtë kompeticion.

Kur luan në fazat e fundit, luan kundër skuadrave më të mira në Evropë. Por të gjithë kundërshtarët janë vërtet të ashpër, të gjithë e dinë këtë. Ne ishim të emocionuar para shortit sepse është një privilegj sa herë që jemi këtu. Është një garë e veçantë”,- u shpreh strategu i “Qytetarëve” anglezë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!