Reagon Vetëvendosje pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit

schedule12:27 - 8 Mars, 2018

schedule 12:27 - 8 Mars, 2018

Vetëvendosje ka reaguar ndaj dorëheqjes së një dite më parë të Shpend Ahmetit nga kjo lëvizje. Me anë të një postimi të gjatë në faqen zyrtare të Facebook, vetëvendosje shprehet se kryetari aktual i Prishtinës në këtë mënyrë vendosi t’u bashkohet përçarësve të kësaj partie.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në në faqen zyrtare të partisë në Facebook pas largimit të Shpend Ahmetit nga të gjitha funksionet brenda VV-së. Reagimi nis me faktin se kjo dorëheqje u prit me zhgënjim, dhe pse kryetari I prishtinës falenderohet për kontributin në fitort e arritura. Gjithashtu Vetëvendosje bën apel që Ahmeti si kryetar aktual i Prishtinës të përmbushë premtimet e dhëna në emër të Lëvizjes në 2013 por edhe në 2017.

“Mbështetjen e Lëvizjes besojmë se Shpendi e ka ndjerë në të gjitha betejat politike, por edhe në Asamblenë Komunale, si dhe nga aktivistët e angazhuar në drejtoritë me vështirësi e rrezikshmëri të lartë, por edhe në fushatë, ku qindra vullnetarë, deputetë, anëtarë të kryesisë e figura publike janë angazhuar që të krijojnë mbështetje për Shpend Ahmetin në çdo fshat e çdo lagje”, shkruhet më tej.

Gjithashtu Lëvizje Vetëvendosje vlerëson se Ahmeti me anë të kësaj dorëheqjeje ka zgjedhur të jetë në anën e atyre që prej më shumë se një viti punojnë për të përcarë Lëvizjen. Gjithashtu në postim vihet theksi në faktin se Ahmeti ka fituar nga Lëvizja më shumë se ç’i ka dhënë Lëvizjes, e këtë e ka pohuar edhe vetë, në jo pak fjalime publike. /abcnews.al