Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për shkarkimin e kryebashkiakut socialist të Vorës Agim kajmaku. Rama thotë se vendimi i KQZ ka provuar se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive.
“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë“, shkruan Rama.
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku u shkarkua sot nga KQZ me 5 vota unanime./abcnews.al

