Reagon PD: Koncesionet do të rrisin borxhin publik me 2.8%

schedule12:01 - 13 Shtator, 2019

schedule 12:01 - 13 Shtator, 2019

Pas rrëzimit të dekreteve të Presidentit të Republikës në seancën parlamentare të së enjtes ka reaguar Partia Demokratike. Përmes ish-deputetes Jorida Tabaku selia blu thotë se qeveria mbahet në këmbë nga oligarkët.

Kontratat koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat sipas Tabakut do të fusin vendin në një borxh të panevojshëm. Vota e djeshme e deputetëve të Kuvendit, tha ish-deputetja e Partisë Demokratike do të kushtojë 370 milionë euro dhe do të rrisë borxhin publik me 2.8%.

Kontrata në fjalë dhe të tjera mes Partneritetit Publik Privat paralajmëroi Tabaku do të jenë të parat që do te kalojnë në sitën e ligjit anti-mafia dhe anti-oligarki që ka propozuar Partia Demokratike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!