Reagon Paloka: Çmimi për sheshin “Skënderbej” u ble

schedule13:16 - 24 Qershor, 2018

schedule 13:16 - 24 Qershor, 2018

Pas kësaj ceremonie ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“I vetmi çmim që mund të marrin dhe ta meritojnë plotësisht Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyresisë dhe hajdutërisë bashkë”, shkruan Edi Paloka në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Duke e ilustruar me një foto të zyrave të Bashkisë, ai shkruan se kryeministri dhe kryebashkiaku dalin e festojnë, vetëm dy ditë, pasi sheshi u kthye në llum dhe ambientet e bashkisë u përmbytën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!