Reagon Klodiana Lala: Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time, të tronditur nga ngjarja

schedule15:06 - 30 Gusht, 2018

schedule 15:06 - 30 Gusht, 2018

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së familjarëve të saj. Në një postim në rrjetet sociale, Lala shkruanse asnjë prej familjarëve të saj nuk janë lënduar dhe nuk kanë asnjë konflikt persona.

Ajo dyshon se sulmi vjen si rezultat i punës së saj si gazetare.

“Po ju flas në emrin tim dhe të familjarëve të mi. Jemi mirë, asnjëri prej nesh nuk është lënduar. Megjithatë, jemi të tronditur nga ngjarja.

Duke i lënë institucionet të bëjnë punën e tyre, ju siguroj se unë dhe familjarët e mi, nuk kemi asnjë konflikt personal.

Dyshoj se sulmi vjen si rezultat i punës time si gazetare. Këtë profesion e kam ushtruar me ndershmëri e profesionalizëm ndër vite, e do vazhdoj këtë detyrë me të njëjtin përkushtim, pavarësisht gjithckaje.

Falenderim Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit që u angazhuan maksimalisht për zbardhjen e ngjarjes.

Ju jam mirënjohës secilit prej jush që po më gjendet pranë në këto momente”, shkruan në Facebook gazetarja Lala.

Njgarja në shtëpinë e prindërve të Klodiana Lalës ndodhi rreth orës 3:00 të mëngjesit të së enjtes. Në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin prindërit e gazetares, dy vajzat, vëllai dhe një i afërm tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!