Reagimi i fortë i Metës, ekspertët: Presidenti ka të drejtë

schedule23:15 - 22 Maj, 2019

schedule 23:15 - 22 Maj, 2019

Në aktivitetin organizuar rreth sigurisë në Ballkan dhe rolit të aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik, presidenti Meta mesazhet e forta ja drejtoi kujtdo që reformën në drejtësi të votuar tre vjet më parë e quan “sukses për tu marrë shembull.”

“Nëse do ishte me të vërtetë një sukses Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë, bëhet me standarde. Nëse reforma bëhet me emra atëherë asnjëherë nuk ka një reformë të qëndrueshme, por forma të reja për kapjen e institucionit”, tha Presidenti.

Këto deklarata të bërë nga Meta janë komentuar një panel ekspertësh në emisionin “Byro Politike”. Të ftuarit, juristi Sokol Azizaj, ish-ministri i Drejtësisë Shefqet Muçi, juristi Çlirim Gjata dhe juristi Jordan Daci, janë shprehur se Meta ka të drejtë të bëjë deklarata të forta publike.

Sokol Azizaj: “Duhet thënë me pak fjalë dhe kam përshtypjen që deklarimet e Presidentit të Republikës duhen parë në dy dimensione: Dimensioni i parë është se për shkak të detyrimit kushtetues Presidenti mund të bëjë në deklaratë të karakterit publik edhe brenda institucioneve publike si Parlamentit. Kuvendi për të thënë të vërtetën sot ka mare pamje  njëngjyrëshe. Dhe çdo lloj deklarate e Presidenti në një Kuvend i cili është njëngjyrësh nuk do të kishte marrë përmasa dhe sensibilitetin e asaj çka ne konstatojmë dhe diskutojmë sot. Dhe momenti i dytë është se Presidenti të gjithë deklaratën e tij i ka si pjesë të gjithë aktivitetit prej tre vjetësh, ose asaj çka ai ka grumbulluar dhe akumuluar në raport me atë se çka qëndron pas reformës në drejtësi. Me atë çka në mënyrë të përhershme politikanët, pse jo edhe Kryeministri kanë motivuar atë që thotë reforma në drejtësi. Nëse ju i referoheni kujtesë historike të këtyre tre viteve, që nga momenti i konceptimit të reformës një nga moment që është thënë dukshëm por pa e përmendur ka qenë që Meta është thelbi i gjithë akumulimit të perceptimit negativ për drejtësinë. Kjo do të thotë se nëse drejtësia do të këtë  një pasojë pozitive është figura e Metës. Normalisht kjo ka sjellë sensibilitetin e duhur tek ai që sot për shkak të marrëveshjes ka ardhur si President i Republikës. Në këto kushte unë mendoj se nuk janë fare të rastësishme deklarimet e tij”.

Shefqet Muçi: “Këto mangësitë e reformës në drejtësi sidomos në drejtin të vonesë nuk është se i konstatoi Presidenti i Republikës tani. Ato janë ngritur nga specialistët, janë ngritur nga opinioni i juristëve janë ngritur edhe në media. Tani  duket se u fry situata dhe shpërtheu edhe kreu i shtetit. Mua më duket se pavarësit nga tonet mënyra e parashtrimit të problemit, ai në thelb ka të drejtë. Reforma në drejtësi pavarësisht nga propaganda që bëhet ende është larg, nuk po bëhet. Po flitet për Gjykatën Kushtetuese se do ta bëjmë pas një muaji, pas dy muajsh, pas tre muajsh. Nuk ngrihet Gjykata Kushtetuese, të mos gënjejnë vetën. Nuk formohet Gjykata Kushtetuese pa u formuar Gjykata e Lartë. Gjykatë Kushtetues është bërë pazar, janë tre të tutë, tre të mitë e tre të Jordanit. Do të thotë që tre i ka Presidenti, tre i ka Kuvendi dhe tre i ka Gjykata e Lartë. Tani që të ngrihet Gjykata Kushtetuese duhet të zgjidhet Gjykata e Lartë. Ju nuk keni Gjykatë të Lartë.  Edhe tre veta që ishin, iku edhe  një sot dhe kanë ngelur vetëm dy”.

Çlirim Gjata: “Unë e kam thënë edhe në krye të herës së Meta po mban qëndrim Presidencial. Po mban atë qëndrim që duhet të mbajë  një President me aq pak mundësi sa ka, me aq sa i jep hapësirë kjo Kushtetutë që kanë ardhur duke e zvogëluar dhe kushtëzuar. Dhe jo vetëm me Kushtetutë por kanë nxjerrë ligje që nëpërmjet grremçave ligjore ai ekzekutojë ato kompetenca që ka. . Kur them që mbajti qëndrim presidencial, nuk është çështja e parë. Ai ka mbajtur qëndrim tek çështja e Teatrit. Janë 200 milionë euro në tavolinë dhe presin të ekzekutohen dhe pastrohen tek toka e teatrit. Dy herë e ktheu ligjin e teatrit. Ka mbajtur të njëjtin qëndrim dekretimit të ministrave, ku një ushtarak pa hequr gradat në kundërshtim e Kushtetutën zoti Rama e propozonte për ministër, ky nuk e pranoi. E dyta morën një djalë të vogël i cili sapo kishte marrë atë dekoratën miku i vogël i librit dhe e bënë ministër. Zoti Meta ka mbajtur qëndrimin e vërtetë presidencialit e quaj unë që duhet të mbajë një President.  Jo vetëm që vuri gushtin në plagë dhe nuk po përsëris se është e shkruar, Meta shtroi zgjidhje dhe i kërkoi Brukselit që të sjellë komision monitorimi”.

Jordan Daci: “Unë e shikoj ndryshe situatën. Në radhë të parë Presidenti i Republikës është kreu i shtetit dhe ka të drejtë të ngrejë shqetësime qoftë edhe të atij karakteri aq më pak që  është edhe kreu i politikës së jashtme. Tek e fundit raporte tona me BE përveçse raporte partneriteti janë edhe raporte diplomatike të politikës së jashtme që e ka për detyrë ta udhëheqë. Normalisht që shqetësimi mund të lexohet në këndvështrime të ndryshme dhe unë nuk e shoh aspak me çështjen e të përfolurit të vetë Presidentit.  Ai po sillet si President në raport me pozitën. Por unë kam një mendim krejt ndryshe, për një arsyen se unë e shikoj shkakun numër një të gjithë dështimit gjithë klasën politike papërjashtim sot. Klasa politike është ajo që e ka çuar Shqipërinë në këtë situatë. Jo po mos t’i ndajmë blu dhe të kuq kur është fjalë për reformën në drejtësi. E para klasa politike është në konflikt të pastër interesi në raport me reformën në drejtësi, e gjithë klasa. Sepse nga të dy palët pa përjashtim ka kandidatë të mjaftueshëm për burg, që madje duhet të ishin në burg. Mendoj që një nga problemet kryesore të luftës ndaj reformës në drejtësi është edhe frika se do përfundojnë në burg një pjesë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!