Reagimi epik pas sherrit Ibra-Lukaku, Theo: Zoti mbrohet nga ushtarët e tij

schedule11:38 - 28 Janar, 2021

schedule 11:38 - 28 Janar, 2021

Përplasja mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut është tema më e përfolur në Itali. Derbi i Kupës së Italisë që u fitua 2-1 nga Interi, prodhoi tension, sharje dhe përplasje mes dy sulmuesve të njohur.

Ibra e tërboi kundërshtarin dhe u akuzua për racizëm ndaj bomberit belg, teksa ky i fundit ofendoi gjigantin suedez dhe gruan e tij. Reagimet e lojtarëve nuk kanë munguar. Pogba i doli në mbrojtje Ibrës, teksa ka ardhur edhe komenti i Theo Hernandez.

Zoti mbrohet nga ushtarët e tij (2x), Zoti mbështetet nga ushtarët e tij“, shkruan në Twitter anësor i majtë i ekipit të Stefano Piolit, në foton ku lojtarët kuqezi i vihen përballë sulmuesit të Interit. /abcnews.al