Reagimet e politikës për kokainën e kapur në Durrës

schedule15:43 - 28 Shkurt, 2018

schedule 15:43 - 28 Shkurt, 2018

Sekuestrimi i 613 kilogramëve kokaine ka sjellë dhe reagime të shumta të politikës. Ministri i Brendshëm Xhafaj, kryeministri Rama dhe Presidenti Meta vlerësuan këtë operacion. Ndërsa për opozitën operacioni ishte një kronikë e paralajmëruar dhe e denoncuar prej saj.

“Goditje e fortë trafikut ndërkombëtar të drogës!Hetimivazhdon!Forca e Ligjit, forca e shtetit po vepron.”

Ka qenë ky reagimi i menjëhershëm i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj pas sekuestrimit të sasisë record të kokainës.në rrejtn social tëiter ministri Xhafaj nuk ngurron ta quajë superaksion. Edhe në takimin që zhvilloimë pas  në Drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit miistri vlerësoi ruajtjen e konfidencialitetit të operacionitnga Policia dhe Hetimi Doganor, si dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit

Një operacion shembullor me domethënie të madhe e titulloi mesazhin e tij në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama. Përgëzime të mëdha u dërgon të  gjithë pjesëmarrësve në këtë operacion vecanërisht për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve shkruan kreu i qeverisë.

Aksioni i fundit i Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit, është përshëndetur edhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i shtetit ka theksuar se rreziku kryesor, që i vjen sigurisë kombëtare të vendit, nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

Ndryshe e sheh kryetari i Partisë Demokratike pasi sipas kryetarit Lulzim Basha e kanë paralajmëruar 5 vite më parë. I fundit, tha kreu democrat, është kryeprokurori i antimafias De Raho, i cili deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Prandaj zgjidhja qëe ofron Lulzim Basha është krijimi i një qeverie antimafia, madje një emergjencë kombëtare sipas tij.

E keqardhur nga kjo deklaratë e pakuptimtë u shpreh Policia e Shtetit. Nëpërmjet një njoftimi për mediat ky institucion i kujton kryetarit të Partisë Demokratike se në këtë operacion rezulton sasia më e madhe e drogës, që është kapur ndonjëherë prandaj sipas policisë së shtetit një drejtues opozite nuk duhet të bëjë të tilla deklarata denigruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!