Rasti i parë me COVID-19 te Verona e shqiptarëve, shtyhet koha e karantinës

schedule22:12 / 17/03/2020

Regjistrohet futbollisti i radhës me koronavirus në Serie A. Ai është Mattia Zaccagni, qendërmesfushori i Veronës. 24-vjeçari ka dalë pozitiv me COVID-19 dhe lajmi është konfirmuar nga klubi italian.

Hellas Verona komunikon se Mattia Zaccagno i është nënshtruar testeve mjekësore, që kanë konfirmuar pozitivitetin e tij ndaj COVID-19. Futbollisti, njësoj si e gjithë skuadra, do të zgjasin periudhën e izolimit deri në 25 mars. Zaccagni është mirë, në ditët e fundit ka pasur vetëm pak ethe”, lexohet në komunikatën e klubit.

Te Verona luajnë edhe dyshja shqiptare: Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani. Të dy mbrojtësit kanë shkëlqyer këtë sezon dhe shpresojmë që të mos jenë infektuar nga shoku i tyre i skuadrës. /abcnews.al

Mattia Zaccagni

schedule22:12 / 17/03/2020