Rasti i parë, italiani rezulton me koronavirus

schedule07:34 - 7 Shkurt, 2020

schedule 07:34 - 7 Shkurt, 2020

Konfirmohet rasti i parë i prekur nga virusi kinez në Itali. Instituti i Lartë Shëndetësor njoftoi se bëhet fjalë për një italian të riatdhesuar nga Wuhan.

“Ai ishte në karantinë në qendrën sportive të Ushtrisë së Cecchignola së bashku me 56 bashkatdhetarët e tjerë që ishin kthyer nga Kina”, bën me dije Instituti i Lartë Shëndetësor.

Mediat italiane shkruajnë se alarmi u dha pas analizave. Personi i cili rezulton pozitiv ndaj koronavirusit është i moshës 30- 40 vjeç dhe është izoluar në një dhomë më vete për analiza të mëtejshme./abcnewws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!