Rast unik, flet gruaja që lindi foshnjën 6.5 kg

schedule22:46 - 28 Gusht, 2021

schedule 22:46 - 28 Gusht, 2021

Sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Kosovë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë. Ajo tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë.

“Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogramë dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur, për Klan Kosova.

Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane. Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë./ Gazeta Ekspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!