Rast pozitiv me Covid-19 te Shkëndija, merret vendimi për derbin me Shkupin

schedule16:58 - 6 Gusht, 2020

schedule 16:58 - 6 Gusht, 2020

Testet e fundit kanë konfirmuar një rast pozitiv me koronavirus te Shkëndija e Tetovës. sportmedia.mk raporton se i infektuari është një prej lojtarëve të rinj të kuqezinjve.

Kampionati në Maqedoninë e Veriut fillon këtë fundjavë dhe Shkëndija e nis në derbin kundër Shkupit. Lojtari është izoluar dhe ka nisur karantinën, teksa është konfirmuar zhvillimi i sfidës të dielën e 9 marsit.

Shkëndija ishte ndër klubet e para që u godit nga pandemia bashkë me Renovën. Ngjarja ndodhi në ditën e fundit të muajit maj, aty ku dy klubet nga Tetova u prekën nga Covid-19, respektivisht 2 raste te Shkëndija dhe 4 te Renova. /abcnews.al