Rast i veçantë nga Serie A, VAR-i dhe penalltia: Ç’ndodh me kartonin e sulmuesit?

schedule16:43 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 16:43 - 9 Dhjetor, 2019

Milan arriti fitoren e dytë radhazi në transfertë dhe puna e Stefano Piolit po fillon të japë efekt. Kuqezinjtë mposhtën 2-3 ekipin e Bologna dhe tifozët shpresojnë që kriza të ketë marrë fund njëherë e mirë. Një episod interesant u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes.

Miqtë po fitonin 1-3 dhe Bologna protestoi fort për një penallti. Arbitri kryesor e cilësoi të rregullt ndërhyrjen e Theo Hernandez kundër Orsolinit, teksa ndëshkoi me karton të verdhë për protesta Federico Santander, sulmuesin vendas. Më pas ndërhyri VAR-i dhe pamjet ishin të qarta: penallti për Bologna.

Po sulmuesi paraguaian? Protestat e tij ishin të drejta, por kartoni nuk iu hoq. Arbitri e shënoi në bllokun e tij dhe diçka e tillë ka dalë edhe në sajtin zyrtar të Ligës Italiane të Futbollit. Një situatë që duhet zgjidhur, edhe pse, për momentin, kartoni i verdhë nuk ka ndonjë vlerë të madh për sulmuesin e ekipit të Mihajlovic. /abcnews.al