Rashford “rrëmben” një tjetër trofe personal, shpallet më i miri i janarit në Premier League

schedule17:55 - 1 Shkurt, 2023

schedule 17:55 - 1 Shkurt, 2023

Pas përfundimit të Kupës së Botës, “Katar 2022”, anësori i Manchester United, Marcus Rashford duket se nuk ka të ndalur teksa ka “rrëmbyer” dhe një trofe tjetër personal këtë sezon.

Anësori “potent” i sulmit të “djajve” është shpallur “Lojtari më i mirë i muajit” në Premier League, teksa mposhti në garën për “titullin” shokët e tij të skuadrës, më konkretisht 2 mesfushorët Casemiro dhe Bruno Fernandes, si dhe anësori e mbrojtjes Aron Ëan-Bissaka.

Rashford shkëlqeu këtë janar me performancat e tij, teksa shënoi plot 7 herë në 8 ndeshjet e fundit të “djajve”. /i.m /abcnews.al