Edhe pse në dy qytete është shpallur “armëpushimi i përkohshëm”, lufta vazhdon në të gjithë vendin. Mediat ukrainase kanë raportuar shpërthime dhe sulme ajrore në disa qytete të ndryshme, ndërsa sulmi rus hyn në ditën e tij të dhjetë, shkruan BBC
?From the #Kharkiv train station, law student Justin Esiobu files this report for @JURISTnews just after 3 AM local time. Several rockets hit the station platform area about 30 minutes ago. There’s power downstairs in the subway; power upstairs is off. #UkraineUnderAttaсk pic.twitter.com/OfIwV9buul
— JURIST (@JURISTnews) March 5, 2022
Granatimet në qytetin lindor të Sumy, aktualisht i rrethuar nga trupat ruse, u dëgjuan në orën 05:00. Sipas Kyiv Independent janë dëgjuar disa shpërthime në Kharkiv. Një banor i strehuar në një stacion treni postoi në Twitter raketat që goditën disa ndërtesa.
Në Kiev, si dhe në qytetet Sumy, Zhytomyr dhe Chernihiv janë dëgjuar sirenat e alarmit, duke u kërkuar njerëzve të strehohen në vendet më të sigurta.
/abcnews.al