Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

SPAK: Qeverinë me “merak”/ Kreu i Prokurorisë prezanton 7 muaj hetime, shmang detajet për dosjet e nxehta

schedule12:38 - 30 Korrik, 2026

schedule 12:38 - 30 Korrik, 2026

Klodian Braho ishte brenda pritshmërive, nuk dha asnjë lajm të ri në 80 minuta takim pa kamera me gazetarët që mbulojnë institucionin e Prokurorisë së Posaçme.

Braho prezantoi një raport të punës së prokurorisë për 7-mujorin e këtij viti, ku u pa qartë që Prokuroria e Posaçme ka një merak për qeverinë, duke vendosur fokusin kryesor te hetimi i zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministren e vendit, me të cilën po merret gjatë.

Pyetjet më të shpeshta drejtuesit të SPAK-ut iu drejtuan për biznesmenin Ermal Beqiri, për të cilin Braho tha se e kishin lokalizuar prej disa javësh, duke tentuar të marrë meritat e një arrestimi që në fakt ndodhi krejt rastësisht në shtetin francez, në kohën kur Beqiri po fluturonte me avion privat.



Për dy nga çështjet për të cilat interesi publik është maksimalisht i lartë, vrasja e 4 protestuesve në Bulevard më 21 janar 2011 dhe për fraksionin e ndarë për shpërthimin në Gërdec, Braho nuk ndau ndonjë detaj, duke thënë se janë çështje ende në hetim.

Gjatë këtij takimi, mbizotëroi jo linja amerikane për luftën kundër krimit të organizuar, por ajo evropiane që lidhet me korrupsionin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, ndërsa përqendrimi më i madh nga vetë drejtuesi i prokurorisë u kërkua për raportin, të dhëna të cilat janë bërë publike edhe më herët nga ana e tij.

I rezervuar ishte edhe për kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj. Ndonëse konfirmoi që është depozituar një kallëzim në SPAK për të, nuk dha detaje për verifikimet specifike që po kryhen. Ai po ashtu barazoi padinë e Altin Goxhaj me atë të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke i trajtuar njësoj.

Për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, tha se do të ketë hetime të tjera. Ky ishte takimi i parë me gazetarët që nga marrja e detyrës si drejtues i SPAK-ut në dhjetor të vitit 2025.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!