Raporti i Progresit për Shqipërinë, Balluku: Fitore e palodhur e institucioneve tona, jemi krenarë për atë që kemi arritur

schedule10:57 - 13 Tetor, 2022

schedule 10:57 - 13 Tetor, 2022

Komisioni Evropian ka vlerësuar Shqipërinë në rrugën e reformave lidhen me procesin e integrimit, duke theksuar se ajo duhet të përparojë më tej se bashku me opozitën dhe shoqërinë civile.

Por në raportin e publikuar ditën e djeshme korrupsioni vijon të konsiderohet një shqetësim serioz, ndërsa vendi paralajmërohet se nismat për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian. Një fushë ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Ditën e sotme është mbajtur një konferencë e përbashkët e Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku dhe ambasadores së Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann lidhur me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë.

LEXO RAPORTIN 

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj e cilësoi progresin si një sukses të puëns së palodhur të institucioneve.

Balluku: Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE. Shqipëria vazhdon rrugën e negociatave dhe ka vazhduar të ruajë fokusin e përgjithshëm në agjendën e BE. Pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen.

Raporti rendit arritjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur në vitin 2022 pa lënë pas angazhimet tona. kemi të gjithë vullnetin që ta përshkojmë këtë rrugëtim sfidues.

/Abcnews.al/