Vlerësimet e gjetura në këtë raport u komentuan dhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada rithekson pozicionin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit. Sipas ambasadës amerikane, qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.
“Megjithatë, vijon deklarata, qeveria është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2”, thuhet në reagimin e ardhur nga ambasada amerikane në Tiranë lidhur me raportin vjetor të DASH për Shqipërinë./abcnews.al