Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar shifër rekord rastesh globale me koronavirus në 24 orët e fundit.
Në bazë të të dhënave të OBSH, në 24 orët e fundit në të gjithë botën janë regjistruar formalisht të paktën 230,370 raste.
Bilanci më i lartë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil, Indi dhe në Afrikën e Jugut, sipas raportit ditor të agjencisë. Shifra rekord e raportuar më herët nga OBSH u regjistrua më 10 korrik kur u regjistruan 228,102 raste të reja me Covid-19 globalisht.
Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve në të gjithë botën po i afrohet 13 milionit këtë të diel, teksa sipas të dhënave të pasqyruara në ëorlodometer, 12,935,527 persona janë konfirmuar për koronavirusin në të gjithë botën. /abcnews.al/