“Raportet Tiranë-Prishtinë, jo të mira”, Prenkaj: Kokëfortësi e kryeministrit Kurti, duhet parë me sy kritik

schedule16:20 - 11 Qershor, 2024

schedule 16:20 - 11 Qershor, 2024

Në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri shqiptar Edi Rama nuk u prit në Prishtinë nga homologu i tij Albin Kurti, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka nguruar t’i japë atij një mikpritje të ngrohtë kryeministrit Shqiptar.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ambasadori Albert Prenkaj ka thënë se moskomunikimi mes dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës, është një kokëfortësi e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se ky është një lajm i keq dhe duhet të shihet me një sy kritik dhe në dëm të politikës së jashtme të republikës së Kosovës.

Moskomunikimi mes dy qeverive si ajo në Tiranë dhe ajo në Prishtinë është një kokëfortësi e kryeministrit Kurti.

Kemi një moskomunikim mes Prishtinë zyrtare dhe Tiranës zyrtare, është një lajm i keq, një trajktore negative në raportet mes dy shteteve, por që kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta takoj presidenten e republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin, të marri pjesë dhe në organizimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ky moskomunikim mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare, duhet të shihet me një sy kritik dhe në dëm të politikës së jashtme të republikës së Kosovës, në një vetizolim të Kosovës.

Kemi një ftohje dhe një ngrohje mes presidencës dhe kryeministrisë”, tha Prenkaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!