Ramos te Liverpool? Shpërthen gazetari: Budallallëku më i madh që dëgjoj!

schedule15:17 - 20 Nëntor, 2020

schedule 15:17 - 20 Nëntor, 2020

Sergio Ramos është një opsion për Liverpool. Ky është lajmi që po qarkullon së fundmi dhe nëse kthen kokën pas dhe mendon për përplasjen e mbrojtësit me Salah në finalen e Champions League, vështirë që ta besosh.

Gazetari i The Athletic, James Pearce, e konsideron një budallallëk të madh lajmin që po qarkullon. “Shumë zëra, budallallëqe, për transferimet po qarkullojnë para janarit, por ky i fundit arrin majat”, shkruan Pearce në llogarinë e tij në Twitter.

Ramos është nën kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe për shërbimet e tij janë vënë në lëvizje shumë klube të mëdha. PSG e kërkon, ndërkohë që emri i ka dalë edhe te Juventusi në Serie A. /abcnews.al