Ramos në merkato, një klub “armik” futet në tratativa për ta bindur

schedule09:58 - 7 Janar, 2021

schedule 09:58 - 7 Janar, 2021

Sergio Ramos përfundon kontratën e tij me Real Madrid në verë dhe nga ajo që raportohet, mbrojtësi nuk dëshiron rinovimin dhe do të ndahet me klubin pas 16 vitesh.

Pas PSG, në garë për shërbimet e tij vihet edhe Liverpool. “The Reds” janë treguar të kujdesshëm në merkato gjatë viteve të fundit dhe kanë financat e duhura për të përballuar pagën e Ramos.

Kampionët e Anglisë duan të ndërtojnë një dyshe të frikshme me spanjollin dhe Van Dijk dhe kanë nisur lëvizjet për të bashkuar këtë dyshe të frikshme.

 

Nëse shkon te Liverpool, Ramnos do i duhet të bëjë paqe me tifozët dhe Salah pas incidentit në finalen e Champions League në vitin 2018, kur spanjolli e dëmtoi egjiptianin në shpatull. /abcnews.al