Gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë, kryeministri Edi Rama nuk komentoi çështjen për Fredi Belerin, e cila është diskutuar në mediat vendase dhe ato greke.
Sipas analistit Arben Meçe, kreu i qeverisë nuk u fut në këtë lojë dhe se nuk ra viktimë e emocioneve nacionaliste.
Duke folur për “Tirana Live” në ABC News, analisti tha se çështja e Belerit në Shqipëri është çështje e mbyllur dhe nuk ka pse të flitet në Greqi
“Unë nuk e kam menduar asnjëherë që Rama duhet të futej në lojën ku dinin ta fusnin një grupo i caktuar. Rama triumfoi. Duhet të jemi krenarë që kryeministri ngriti çështje shumë serioze me Greqinë. i ngriti në nivelin më të lartë, por jo pretendime. Rama eci në tej të thikës, duke mos rënë viktimë e emocioneve nacionaliste. Këtë gjë e kaloi me sukses. Beleri, në Shqipëri është çështje e mbyllur dhe nuk ka pse të flitet në Greqi. Rama jo vetëm nuk ra në kurth por përfundoi një fjalim zito-eladha. Fjalimi ishte i lidhur me këtë ‘jemi dy popuj miq, jemi dy popuj që kemi historinë e lidhur’.”, tha Meçe.
Ndër të tjera analisti Meçe u ndal te vota e diasporës, ku tha se është skeptik, pasi mund të përdoret nga politika.
“Politika artikulon votimin e emigrantëve. Rithemelimi tha ‘Rama do vjedhë votat e emigrantëve’. Rezultoi që pista më problematike do ishte ekstremizmi grek. Qeveria greke arriti të prodhojë 0 konflikt. Unë jam skeptik për votat e emigrantëve. Ne pas përfundimit të zgjedhje e themi ‘u vodhën. E shoh të rrezikshme që Shqipëria të futet në rrugën e votës së emigrantëve, pasi do jetë motiv për të mos u njohur. Rama ka shpallur një platformë të Shqipërisë turistike të vitit 2030.”, përfundoi ai.
/abcnews.al