Rama në depon farmaceutike të vaksinave, Manastirliu: Kemi kapacitete për të pritur 7 milion doza

schedule12:30 - 13 Janar, 2021

schedule 12:30 - 13 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar ambientet e depos farmaceutike në QSUT dhe ISHP.

Ministrja Manastirliu theksoi se investimet janë bërë në kohë, ndërsa shtoi se kapacitetet tha se janë për të pritur 7 milion doza.

Ndërsa kryeministri Rama tha se falë punës, depo farmaceutike ka arritur standardet e Bashkimit Evropian, teksa ka ironizuar duke thënë se para se të vinte ai në qeveri, frigoriferët ishin për të ftohur mollë dhe dardha.

“Me atë depo që ishte vaksinat këtu do të ishin në dorë të zotit”, tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!